• |
ide | kryesore

Përse në kthim rruga është gjithnjë më e shkurtër

Arkiva, Stil
road.jpg

Na ndodh nga pak të gjithëve: rruga e kthimit duket gjithnjë më e shkurtër. Mos ndoshta ngaqë jemi njohur me të? S’ka të bëjë aspak me këtë fakt. Shkencëtarët thonë se bëhet fjalë për një “shaka” të mendjes, siç tregojnë tre eksperimentë të ndryshëm të kryer në Hollandë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Efekti i udhëtimit në kthim” është një ndjenjë e përhapur, që e bën rrugën e kthimit të ndihet 17 deri në 20 % më të shkurtër, sesaj ajo e vajtjes, ndonëse koha e udhëtimit mund të jetë e njëjtë. Ky perceptim i gabuar ndodh edhe kur rruga e kthimit nuk është e njëjta me atë të vajtjes. Kjo provon se fenomeni nuk varet nga trajektorja, por nga pritshmëritë tona.


Rruga e vatjes na bën gjithnjë të nënvlerësojmë distancën që duhet të përshkojmë dhe koha duket sikur zgjatet. Në kthim, përllogaritjet i bëjmë në bazë të rrugëtimit real që kemi për të përshkuar dhe parashikimet tona bëhen me realiste.

Por nga ky rregull bëjnë përjashtim këmbësorët. Tre eksperimentet e ndryshme konfirmuan se efekti ndihet kur udhëtojmë me autobus apo në biçikletë, por jo tek këmbësorët. Në këtë rast, përsëritja e shpeshtë e rrugës krijon pritshmëri më të vërtetë të distancës që duhet përshkuar.

Një efekt i tillë, në fakt, ndodh edhe me filmat apo leximin: herën e dytë, një film duket gjithnjë më i shkurtër, e po kështu edhe një libër.

Kthehu