• |
ide | kryesore

Skënderbeu e Flamurtari i nisin mbarë Superligën

Arkiva, Sport
SKENDERBEU FOTO.jpg



Kampionët në fuqi e kanë nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri të Superligës. Korçarët e Mirel Josës mundën Elbasanin, ndonëse me rezultat të ngushtë, 1 – 0. Goli i vetëm i takimi u shënua nga Fatjon Sefa, në minutën e 9. Skënderbeu krijoi edhe disa raste të tjera, por pa rezultat. Edhe Elbasani pati mundësi shënimi, me brazilianin Rodrigez dhe me Çotën. Ndeshja u luajt në Tiranë, në stadiumin “Qemal Stafa”, pasi stadiumi i Elbasanit është ende në rikonstruksion. Skënderbeu tregoi se është pretendent edhe këtë vit për titullin kampion. Pak ditë më parë, korçarët fituan edhe Superkupën, duke mundur Flamurtarin me rezultatin 1 – 0.

E fitoi ndeshjen e parë të kampionatit edhe Flamurtari, që luajti në mbrëmje në fushën e tij kundër Teutës. Takimi u mbyll me rezultatin 2 – 1. Vlonjatët kaluan në avantazh në minutën e tretë me një gol të Abilaliajt. Në minutën e 30 erdhi goli i dytë nga Gilberto. Teuta shënoi me anë të Shabanit në pjesën e dytë. Këtë vit në Superligë luajnë vetëm 10 ekipe.