• |
ide | kryesore

Angel Di Maria tek Manchester United për 60 milionë euro

Arkiva, Sport
angel_dimaria_3015775b.jpg



Mesfushori i Real Madrid, Angel Di Maria do të jetë lojëtar i Machester Unitet. Anglezët duket se kanë rënë dakord të paguajnë 60 milionë euro për të bërë tranferimin e tij. Mediat e quajnë një “hesap” të mbyllur dhe pritet  vetëm zyrtarizimi. Kjo do të jetë edhe transferta më e shtrenjë në Premier League. Rekordin e mban tranferimi i Fernando Torres me 50 milionë, në vitin 2011 kur Chelsea e bleu atë nga Liverpool. Manchester United ka pranuar gjithashtu të paguajë edhe 7 milionë dollarë bonus për 26 -vjeçarin argjentinas. Di Maria ka qenë një prej lojëtarëve më të kërkuar këtë sezon nga trajneri i United, Louis Van Gaal. Vetë argjentinasi duket se do të paguhet 180 mijë stërlina në javë. I vetmi kusht i tij është që të mbajë numrin 7 në fanellë. Tek Real Madrid, ky është numri i që mban Christiano Ronaldo.