• |
ide | kryesore

F1: Daniel Ricciardo triumfon në Belgjikë, plas sherri tek Mercedes

Arkiva, Sport
f11.jpg



Daniel Ricciardo, piloti i Red Bull, fitoi Cmimin e Madh të Belgjikës, duke shënuar kështu fitoren e tretë në këtë sezon. Në podium u ngjit edhe Rosberg  me Mercedes –in e tij, pavarësisht se goditi Louis Hamilton në xhiron e parë. Vendi i tretë ishte për pilotin e ëilliams, Bottas. Raikkonen e mbylli garën i katërti, përballë Sebastian Vettel të Red Bull dhe dy pilotëve të McLaren, Magnussen dhe Button. Fernando Alonso u rendit në vendin e tetë, pas një penalizimi që mori në finale. Ndërsa Hamilton u detyrua të tërhiqej, pas kontaktit me shokun e tij të skuadrës, Rosberg, në xhiron e parë. Pas kësaj Hamilton ka lënë bokset i zemeruar me shokun e tij te skuadres dhe me tekniket.