• |
ide | kryesore

“Ja si më përvëloi iPhone 4”

Arkiva, Stil
i phone.jpg



Kështu një nënë e re në Britani u dogj nga telefoni i saj celular iPhone4. Lajmi publikohet ne faqen e parë të gazetës britanike “The Sun”. 24 vjeçarja Dionne Baxter, u zgjua gjatë natës pasi ndjeu dhimbje dhe një pickim në krahun e saj të majtë. Para se të flinte kishte mbajtur pranë telefonin e saj iPhone4 që ndërkohë po karikohej. “Më doli gjumë dhe pashë një plagë të madhe në krah dhe një gjirin tim të majtë. Nuk mund ta imagjinoni dot atë që ndodhi. Desha të kap telefonin por ishte e pamundur pasi ai ishte tejnxehur – tha Baxter për gazetarët. Pas dërgimit në spital e plagosura morri mjekim një krem kundër djegieve ndërsa mjekët thanë se nuk ka rrezik për jetën. Përfaqësuesit e Apple nuk bënë asnjë koment për ngjarjen.