• |
ide | kryesore

Nuk fal Tirana dhe Kukësi. Partizani ngec në Laç

Arkiva, Sport
tirona.jpg



Tirana dhe Kukësi kanë shënuar fitore në ndeshjet e para të kësaj jaave të parë të Kategorisë Superiore. Në këtë mënyrë ato u janë bashkuar pretendentëve për titullin. Bardheblutë kanë mundur Apoloninë me rezultatin 3–0. Golat janë shënuar nga Bakaj, Ndikumana dhe Hyshmeri. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” ku tribuna përkarshi ka qenë e hapur për tifozët, ndërsa të ardhurat nga biletat e shitura në tribunën kryesore kanë shkuar për bamirësi. Ndryshe ka ndodhur me Partizanin nuk ka marrë më shumë se një barazim në Laç.

Sfida tjetër e ditës së dielë mes Laçit dhe Partizanit ka përfunduar në barazim 1-1. Fillmisht kanë shënuar miqtë me Racic dhe më pas ka barazuar Doku.

Kukësi e ka nisur me fitore kampionatin duke mundur Vllazninë në Shkodër me rezultatin 2-1. Pejic dhe Hysa kanë qenë shënuesit për miqtë, ndërsa Dibra për vendasit. Në sfidat e ditës së shtunë fiore arritën edhe Skënderbeu dhe Flamurtari. Ndeshja më e rëndësishme e javës së ardhshme është ajo mes Tiranës dhe Flamurtarit.