• |
ide | kryesore

Qëllohet nga tribuna, vdes futbollisti

Arkiva, Sport
albert.jpg



Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin algjerian dhe opinionin publik në atë vend. Albert Ebosse, futbollisti i ekipit Js Kabilye ka gjetur vdekjen pasi u qëllua nga një oblekt i hedhur nga tifozët e tribunës. Ngjarja ndodhi pasi skuadra e 24 vjeçarit me prejardhje nga Kameruni, humbi në shtëpi nga USM Alger me rezultatin 1:2. Tifozët e ekipit algjerian, Js Kabilye ishin të revoltuar dhe filluan të hidhnin sende të ndryshme në fushë. Një prej këtyre sendeve i kushtoi jetën 24 vjeçarit.