• |
ide | kryesore

Sajon një rrëmbim, për të pirë me shokët

Arkiva, Pikante
genjeshtari.jpg



“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” – thotë populli por gënjeshtra e një të riu anglez kapërcen çdo imagjinatë. Të premten në darkë, 32 vjecari kishte vendosur të dilte klubeve dhe njoftoi të dashurën se e kishin marrë peng. Kur vajza e mori në telefon, asaj iu përgjigj një burrë i cili i tha se i dashuri i saj nuk do të kthehej në shtëpi deri sa të shlyente një borxh të papaguar. Më pas, djali fiku telefonin dhe doli me shokët për të pirë, por vajza e alarmuar njoftoi policinë e cila nisi menjëherë një operacion për gjetjen e “pengmarrësve”. Kërkimet zgjatën gjithë natën dhe “pengu” u zbulua në një lokal nate duke pirë për qejfin e tij. Mbi 10 oficerë policie u përfshinë në operacion. Djali u arrestua dhe u dënua me një gjobë të majme sepse kishte cuar dëm një kohë shumë të çmuar për policinë e shtetit.