• |
ide | kryesore

Dënohet Simeone, shpëton Christiano Ronaldo

Arkiva, Sport
Diego-Simeone-Puji-tiga-Pemain-Barunya.jpg



Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit vendosi ta pezullojë me 8 ndeshje trajnerin e Atletico Madrid, për veprimin e tij ndaj gjyqtarit të finales së Superkupës, kundër Real Madrid. Në këtë ndeshje, ai u përjashtu, pasi i qëlloi me shuplakë pas koke gjyqtarin. Simeone deklaroi më vonë se ishte e drejtë që ai të dënohej për veprimin e tij, por nuk besohet që ai të ketë menduar një masë kaq të rëndë. Ndeshja e finales së Superkupës ishte mjaft e tensionuar. Luca Modric doli me karton të kuq në fund të takimit, ndërsa 8 lojëtarë të tjerë u ndëshkuan me karton të verdhë. Një rast i rëndë u konsiderua edhe goditja që i dha Christiano Rolando mbrojtësit të Atletico -s, Diego Godin. Por Komisioni i Disiplinës nuk dha asnjë masë kundër tij.