• |
ide | kryesore

Gafat në ndarjen e çmimeve të MTV

Arkiva, Paparazzi
anaconda.jpg



E kanë “hedhur në erë” skenën e MTV Video Music Awards treshja: Nicki Minaj, Ariana Grande dhe Jessie J që kanë hapur edhe natën e këtij spektakli të dielën. Megjithatë jo gjithcka shkoi në rregull për Nicki Minaj. Duket se zinxhiri i fusnatin nuk ka funksionuar ose është grisur dhe këngëtarja gjatë gjithë performancës e ka mbajtur me njërën dorë, duke u kthyer në qendër të vëmendjes për mediat rozë në të gjithë botën.

Ndërsa pritej me interes edhe performanca e saj me këngën “Anaconda” mjaft e njohur për momentet erotike. Duket se këto moment e kanë lënë me gojë hapur edhe këngëtaren me origjinë nga kosova Rita Ora.

Në këtë ceremoni performoi edhe vetë Rita ndërsa në skenë u ngjitën edhe pothuajse emrat më në zë të muzikës botërore.

Një puthje në skenë edhe mes Jay Z dhe Beyonce që kanë dashur tu mbyllin gojën të gjitha zërave të tyre për divorc.