• |
ide | kryesore

Guarrin tek United, Alvarez drejt Atletikos

Arkiva, Sport
guarrin.jpg



Fredy Guarin nuk e di ende të ardhmen e tij. Duke parë ecurinë e tij dhe duke analizuar të tashmen, Guarrin nuk e di çfarë do ti dhurojnë këto orë merkatoje. Kolumbiani ka postuar këtë foto mbrëmjen e së martës, një tjetër natë e rëndësishme negociatash. Tek Zenit nuk thonë asgjë pa luajtur edhe ndeshjen e ditës së martë me Standard në Shën Peterburg. Ndërkohë Guarrin po sheh me vëmendje edhe lëvizjet e Manchester United.

Nëse Vidal do të shkojë tek Juvendus ai mund të jetë një zëvendësues i tij tek “djajtë e kuq”. Skuadra e Van Gaal bëri një goditje të fortë pak ditë më parë pas marrjes së Di Maria nga Real Madrid për 85 milion euro dhe tashmë mund të bëjë edhe një përpjekje të vogël për Guarrin që vlen deri në 15 milion euro.

Janë orë “të nxehta” tek Inter që tashmë ka marrë edhe një ofertë të mirë nga Atletico Madridi për Ricky Alvarez. Por skuadra e Simeones e kërkon lojtarin vetëm si borxh. Do të jetë presidenti Tohir që mbërrin në Milano të mërkurën dhe që do të gjejë mbi tavolinë disa pikëpyetje të mëdha.

Një tjetër pistë është Lavezzi pas tërheqjes së Juventusit. Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë pasi francezët e PSG nuk e lëshojë atë për më pak se 15 milion euro.