• |
ide | kryesore

Kalon gjithë jetë duke kursyer dhe në fund paratë t’i hanë morrat

Arkiva, Pikante
para.jpg



Një grua në provincën e Jinjangut, në Kinën veriore, humbi gjithë kursimet e jetës prej parazitëve. 70 -vjeçarja kishte arritur të kursente 10.000 Yuan ose (1000 paund), por nuk ua kishte besën bankave e kështu ajo i fshihte paratë në dollapin e rrobave. Një ditë të bukur shkoi në dollap për të futur kursimet e reja, por zbuloi se parazitët kishin ngrënë kartmonedhat. Në fillim, gruaja mendoi se i kishin vjedhur të hollat, por kur pa insektet e shumtë që po bënin festë në kursimet e saj, për pak sa nuk i ra të fikët. E moshuara i morri të hollat dhe i dërgoi në bankë, por shumica e kartmonedhave nuk ishte më e vlefshme. Ajo arriti të shpëtojë vetëm 190 paund.