• |
ide | kryesore

Shaqiri tek Juventus nëse nuk shkon Falcao

Arkiva, Sport
shaqiri.jpg



Tek Juventus janë ditët e fundit për të gjetur një tjetër sulmues. Në këto orë Beppe Marotta duket të lëvizë për ti gjetur një lojtar të avancuar të nivelit të lartë Allegrit. Ëndërra mbetet Radamel Falcao, që edhe mund të merret borxh. Por emrat e tjerë në listën e drejtorit të Juventus janë Podolski (janë parashikuar kontakte me Arsenal), Xherdan Shaqiri (i është bërë Bayernit një ofertë për 2 milion euro borxh më të drejtën e parablerjes. Si dhe Chicharito Hernandez i Manchester United.

Janë orë të nxehta në shtëpinë e Juventus për të sjellë sulmuesin që I mungon Alegrit. Ai kërkon një “pykë në sulm” me vlera. Këtë u ka thënë edhe drejtuesve. Emri i parë është Falcao, që sapo i ka dhënë fitoren e parë Monaco-s kundër Nantes. Kampionët e Italisë e kanë bërë ofertën e tyre dhe tani presin përgjigje. Vëtë kolumbiani ka thënë se do të qëndrojë në Francë por asgjë nuk mund të thuhet me qartësi. Tifozët shpresojnë. Alternativat janë: Podolski, Shaqiri dhe Hernandez.

Në orët e fundit janë rritur mundësitë që Juve të marrë kosovarin Shaqiri. Oferta e bardhezinjve është një lojtari i marrë borxh për 2 milion euro me të drejtë blerjeje për 15 ose 16 milion. Shifra për monetin duket e ulët por në negociata gjithçka mund të ndodhë…