• |
ide | kryesore

Manchester ka gati 43 milion euro per Vidal

Arkiva, Sport
vidal.jpg



Shifra është afër 43 milionëve. Arturo Vidal është praktikisht një lojtar i Manchester United, të paktën kështu shkruajnë gazetat angleze këtë të mërkurë. Tratativat janë në lëvizje me Juventus që ndoshta kanë pranuar këtë ofertë bujare për të lëshuar talentin e tyre nga Kili. Van Gaal që kishte në dispozicion një buxhet të egzagjeruar (250 milion euro), ka kërkuar t’i jepet fund telenovelës. Në Manchster janë të preokupuar për kushtet fizike të kilenit dhe për këtë kërkojnë ta ulin pak çmimin pasi 43 milion është një shifër goxha e lartë. Por emergjenca në mesfushë nuk lë shumë vend për tu menduar. Pas marrjes së Di Marias, Van Gaal kërkon që ky operacion të mbyllet sa më shpejt.