• |
ide | kryesore

Oferta “e çmendur” e Real Madrid, 60 milion euro për Falcao

Arkiva, Sport
falcaooo.jpg



Sipas shtypit francez sulmuesi kolumbian është kthyer në qendër të vëmendjes së spanjollëve të Madridit. Këta janë të gatshëm të bëjnë një tjetër ofertë “të çmendur” për të afruar Radamel Falcao në skuadrën e Carlo Ancelotit si zëvendësues të Angel Di Maria që u largua tek Manchester United.

Real Madrid ka futur në arkat e tij 75 milion euro pas shitjes së Di Marias dhe tashmë po ia lejon vetes një tjetër blerje. Lajmi u publikua mëngjesin e së mërkurës në website-n francez “Le 10 Sport”. Sulmuesi francez mund ta lërë Monacon. Në Francë janë të bindur se me një ofertë prej 60 milion eurosh (e njëjta shifër u shpenzua një vit më parë nga manjati i Monakos Dmitri Rybolovlev për ta marrë Falcao-n nga Atletico Madrid) marrëveshja mund të mbyllet.