• |
ide | kryesore

A ka burra për këto gra…

Arkiva, Pikante
fshati i.jpg



Noiva do Cordeiro është një qytezë e vogël në juglindje të Brazilit, e mbipopulluar me vajza dhe gra jashtëzakonisht të bukura, të cilat, për fatin e tyre të keq ose të mirë (varet nga këndvështrimi), nuk po gjejnë dot partnerin e jetës. Bëhet fjalë për 600 vajza dhe gra të moshës nga 20-35 vjeç që ndihen të vetmuara, sepse në qytezë nuk ka meshkuj. Edhe ato pak gra që janë të martuara, burrat i kanë në “kurbet” në përpjekje për të siguruar bukën e gojës. Këta burra janë të lejuar të kthehen në shtëpi vetëm gjatë fundjavave, ndërsa djemtë sapo mbushin 18 vjeç janë të detyruar të largohen nga shtëpia. Tradita e këtij vendbanimi, ku jetojnë vetëm femra, lindi në vitin 1890 kur aty u zhvendos një grua e re bashkë me familjen, e cila u dëbua nga Kisha Katolike pasi tradhëtoi bashkëshortin që kishte marrë me shkuesi. Shumë shpejt kjo zonë u mbush me gra dhe vajza që kishin marrë një vendim të njëjtë: nuk lejonin që meshkujt të vendosnin për stilin e tyre të jetesës. Me kalimin e viteve, shumë meshkuj u përpoqën të ndryshonin jetën e tyre, por pa sukses, sepse këto femra insistojnë që jeta e tyre nuk duhet të udhëhiqet nga seksi mashkull. So, në qytezë sundojnë vetëm femrat, të cilat sidoqoftë kanë kuptuar që në një mënyrë ose një tjetër kanë nevojë për meshkujt. Vajzat beqare janë mbledhur dhe kanë publikuar një mesazh, në të cilin thonë kërkojnë meshkuj beqarë, që pikë së pari duhet të pranojnë të jetojnë në një botë ku sundon gruaja!

lapsi.al