• |
ide | kryesore

Champions League, eleminohet Napoli, Arsenal kualifikim mes drithërimave

Arkiva, Sport
napoli.jpg



Napoli i ka thënë “lamtumirë” që në nisje, sezonit të Champions League. Ekipi italian u eleminua në ndeshjet play off  pa mundur të kualifikohet në fazën e grupeve nga spanjollët e Atletic Bilbao me rezultatin e thellë 3-1 ndërsa takimi i parë kishte përfunduar në barazim 1-1. Një tjetër dështim për skuadrën e Benitez. Megjithëse shënuan të parët me Hamsik, napoletanët nuk mundën ta ruanin rezultatin por pësuan shumë shpejt 3 gola (dy nga Aduriz dhe një nga Ibai)

Ndryshe ka ndodhur për skuadrën tjetër të madhe që luajti mbrëmjen e së mërkurës. Arsenal u kjualifikua falë fitores minimale 1-0 ndaj turqve të Beshiktash. Goli për anglezët u shënua në minutat e fundit të pjesës së parë nga Sanchez. Takimi i një jave më parë ishte mbyllur në barazim 0-0.

Ndër skuadrat e tjera të kualifikuara në fazën në grupe bien në sy gjermanët e Bajer Leverkusen. “Aspirinat” u kualifikuan falë fitoreve bindëse 4-0 sot dhe 3-2 një javë më parë ndaj danezëve të FC Copenhagen. Kualifikim surprizë edhe për suedezët e Malmos ndaj austriakëve të Salzburg.Bullgarët e Ludogorets u kualifikuan pas gjuajtjes së penalltive.

Ndërkohë të martën u kualifikuan: Porto, Zenit Petersburg, Maribor, BATE Borisov dhe APOEL Nikosia.

 

REZULTATET

*Arsenal (Eng)                   1 – 0   Besiktas (Tur)                                  

*Ath Bilbao (Esp)                3 – 1   Napoli (Ita)                                       

*Bayer Leverkusen (Ger)     4 – 0   FC Copenhagen (Den)                                 

*Ludogorets (Bul)                1 – 0    Steaua Bucuresti (Rou) (6-5 pen)                                           

*Malmo FF (Sëe)                3 – 0 Salzburg (Aut)

U LUAJTEN TE MARTEN

*Zenit Petersburg (Rus)      3 – 0        St. Liege (Bel)                                     

*APOEL (Cyp)                   4 – 0         Aalborg (Den)                                   

*BATE (Blr)                       3 – 0         Slovan Bratislava (Svk)                                    

Celtic (Sco)                         0 – 1         *Maribor (Slo)                                  

*FC Porto (Por)                  2 – 0         Lille (Fra)

 

*skuadrat e kualifikuara