• |
ide | kryesore

Berisha mbyll pushimet me rekord të ri në not

Arkiva, Paparazzi
berisha not.jpg



Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se vazhdon të thyejë rekordet personale në not. Ditën e prente ai publikoi në faqen e tij zyrtare në Facebook disa foto të shoqëruara me komentin: “Sot nje rekord i ri! Notova me shume se kurre ne jeten time!”

Më poshtë vjen komenti i plotë i ish-kryeministrit që këtë vit ka zgjedhur Gjirin e Lalzit për të kaluar pushimet dhe jo bregdetin e jugut siç bënte kur ishte në krye të qeverisë.

“Te dashur miq, sot une theva nje rekord timin te nje viti me pare. Sot une notova ne det te hapur 153 min, pa llogaritur rezerven, pra notova me shume se kurre me pare. Gjithnje mendoja se rekordet e mia joniane ishin te lidhura edhe me magjine e ujrave te Jonit. Por sot une provova se ato ishin krejtesisht te lidhura me pasionin tim per ujin, notin dhe magjine e ketij pasioni. Gjate notit sot kam shfletuar faqe per faqe librin tim te notit qe nga vitet e femijerise se hershme kur laheshim ne lumenj qe mbusheshin me ujerat e bores qe shkrinte dhe ndonjehere ne Valbone ne kaltersine e saj te akullt, ne liqenj akullnajash ne Alpe, me pas ne rezervuare, liqenjte dhe detrat e vendit, deri tek rekordi i ri personal i sotem. Persosmeria nuk ekziston por une falenderoj Zotin dhe ndjehem krenar dhe i privilegjuar me raportin tim me ujin! sb”