• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë kundër Shqipërisë

Arkiva, Sport
ronaldo-ge-t630.jpg



Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e parë të eliminatorëve të Kampionatit Europian të Futbollit, mes Portugalisë dhe Shqipërisë. Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento tha stafi mjekësor i kombëtares ka vlerësuar se sulmuesi, që dy ditë më parë fitoi edhe çmimin e UEFA -s, “lojëtari më i mirë i vitit”, nuk është në gjendje për ta përballuar sfidën e 7 shtatorit, që do të luhet në Aveiro. “Pavarësisht fakti se ai ka luajtur apo jo rregullisht, për momentin nuk mund të luajë”, -është shprehur Bento në konferencën për shtyp që mbajti mbi ndeshjen. Mungesa e Ronaldo-s ringjall spekullimet mbi seriozitetin e dëmtimit në gjurin e majtë, në Kupën e Botës. Pas dëmtimit, Ronaldo tha fillimisht se ai ishte riaftësuar, por më vonë pranoi se nuk ishte rikuperuar në masën 100%. Trajneri Bento ka thirrur disa lojëtarë të rinj në skuadër, si mbrojtësin Ruben Vezo, mesfushorët Adrien Silva e Pedro Tibra dhe sulmuesin Ricardo Horta. Ai ka bërë të ditur se do ta rinovojë gradualisht kombëtaren. Shqipëria është pjesë e Grupit I, ku janë edhe Danimarka, Serbia dhe Armenia.