• |
ide | kryesore

Mos e pini kafenë në mëngjes

Arkiva, Stil
makiato.jpg



Deri më sot kemi qenë të bindur që dita nuk nis mirë pa kafenë e mëngjesit. Por një studim i fundit tregon se kafeja që pihet nga ora 08.00 deri në 09.00 të mëngjesit nuk ka asnjë efekt për shkak të nivelit të natyshëm të kortizolit në trupin tonë. Kortizoli është një hormon steroid që e lëshon trupi gjatë orëve të para të mëngjesit, i ngjashëm me kafetinën, një përbërës natyral që na mban vigjilentë. Nga ora 08:00-09:00 trupi ynë ka prodhuar mjaftueshëm kortizol, duke e bërë kafenë të panevojshme. Çlirimi i kortizolit kryhet në bazë të cilklit biologjik prej 24 orësh i njohur si ora circadiane, që lëshon disa përbërës në trupin tonë. Ky cikël është ai që vendos pse jemi të uritur në një orë të ditës, apo pse jemi të përgjumur në një orë tjetër. Shkencëtarët thonë se koha ideale për të pirë kafenë është mes orës 09.30-11.30 të mëngjesit, atëherë kur niveli i kortisolit është në rënie. Nëse e ndjen të nevojshme të pish një kafe tjetër, është më mirë që të presësh deri në orën 13 të drekës, kur sërish niveli i kortizolit bie. Ekspertët thonë se me këtë grafik oraresh i bën mirë jo vetëm shëndetit tend, por edhe kuletës. / lapsi.al /