• |
ide | kryesore

Ribashkohen “Friends” (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
friends.jpg



Një ribashkim i 6 protagonistëve të famshëm të serialit televizv “Friends” është përjashtuar nga producentët, por ndjekësit e këtij seriali mjaft të famshëm patën një surprizë mjaft të veçantë. Gjysma e “Friends”, (vetëm vajzat) Jennifer Aniston, Courteney Cox dhe Lisa Kudroë luajtën një pjesë të serialit gjatë spektaklit “Jimmy Kimmel Show”.

Aniston dhe Cox janë mike të ngushta dhe nuk përbën lajm nëse ato shihen në shoqërinë e njëra-tjetrës, por kur darkës së tyre i është bashkuar “mikja e humbur”, Lisa Kudrow, për fansat janë rritur shpresat që “Friends” të ribashkohen.