• |
ide | kryesore

Valdet Rama transferohet tek Mynih 1860

Arkiva, Sport
valdet rama 2.jpg



Valdet Rama lë Spanjën dhe rikthehet në Gjermani. Ai do të luajë për Mynih 1860, në kategorinë e dytë të Kampionatit Gjerman të Futbollit. Klubi ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit të kombëtares shqiptare, por nuk ka bërë të ditur të tjera detaje. Mynih 1860 synon të përforcojë ekipin në sulm dhe 26 -vjeçari duket se u përgjigjet kërkesave të klubit. Valdet Rama ka luajtur më parë në Gjermani. Ai është aktivizuar me Hanoverin dhe Igloshtadin. Sezonin e kaluar ai luajti në kategorinë e parë kampionatit spanjoll, me Vajadolidin.