• |
ide | kryesore

Zbulohet “tradhëtia” e gruas së Presidentit të Estonisë

Arkiva, Paparazzi
first laddy estonia.jpg



Javën që vjen Evelin Ilves, me siguri që nuk do ta shoqërojë bashkëshortin e saj, presidentin e Estonisë, Toomas Hendrik Ilves në vizitën e tij zyrtare në Norvegji. Kjo pasi “zonja e pare” ka përfunduar në qendër të një skandali të publikuar nga një revistë vendase, ku bjondja 46-vjeçare shkemben puthje “të nxehta” me një djalë ende të panjohur.  Ditët e fundit jeta e familjes presidenciale të Estonisë është goditur rëndë nga kjo foto dhe videoja që ka publikuar revista “Kroonika”, ku Zonja e parë puthet me një djalë më të ri në moshë.

Gazeta shkruan se ata janë fotografuar në një lokal nate, ku kanë qëndruar dhe kërcyer deri rreth orës 5 të mëngjesit dhe më pas janë larguar bashkë. Në ato momente, burri i saj, kreu i shtetit, ndodhej në rezidencën presidenciale në Talin.

Pas këtij publikimit Evelin është larguar bashkë me vajzën drejt Neë York-ut. Në profilin e saj në Facebook ajo ka shkruar: “Jam duke kaluar një moment shumë të vështirë në jetën time”. Në internet qarkullon lajmi se djali është një “playboy” i diskotekës që gjatë ditës punon si IT.

Media estoneze shkruajnë se çifti presidencial ndodhet në një periudhë jo të mirë. Sipas tyre, edhe presidenti ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Çifti është i martuar prej 10 vitesh dhe ka një vajzë 11 vjeçe.