• |
ide | kryesore

Zyrtare: Torres tek Milan. Borxh për 2 vjet

Arkiva, Sport
Torresi.jpg



Vjen edhe marrëveshja zyrtare për kalimin e Fernando Torres tek Milan. Tratativat me Chelsea janë përfundimtare. Klubi anglez nuk ka pranuar që të paguajë klauzolën e kontratës për lirimin e lojtarit ndaj është vendosur që Torres të kalojë “borxh” tek Milani për dy vjet. Lojtari spanjoll pritet të udhëtojë shumë shpejt drejt Milnaos për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas të vihet nën urdhrat e Inzaghit. Në këto orë pritet edhe udhëtimi i “El Niño” drejt Milanos. Edhe Chelsea e konfirmoi arritjen e marrëveshjes me një komunikatë në faqen zyrtare në internet ku shkruhet: “Chelsea dhe Milan kanë arritur një marrëveshje për dhënien borxh për dy vjet Fernando Torres tek klubi Italian”.