• |
ide | kryesore

Conte lë Balotellin jashtë kombëtares

Arkiva, Sport
balo qan.jpg



Kombëtraja “e re” e Italisë merr formë. Trajneri i ri Antonio Conte ka publikuar listën me 27 lojtarë të thirrur për të parën ndeshje zyrtare të tij në drejtimin e “axurrëve”. Italia do të luajë një miqësore në Bari kundër Holandës më 4 shtator dhe 5 ditë më pas do të bëjë ndeshjen e parë të kualifikueseve për europianin kundër Norvegjisë. Mbetet jashtë Mario Balotelli. Në vend të tij thirret Simone Zaza.

Kjo është dhe lista e 27 lojtarëve të thirrur nga Antonio Conte:

– Portierë: Buffon, Padelli, Perin e Sirigu.

– Mbrojtës: Astori, Bonucci, Chiellini, De Sciglio, Paletta, Ranocchia.

– Mesfushorë: Candreva, Darmian, De Rossi, Florenzi, Giaccherini, Maggio, Marchisio, Parolo, Pasqual, Poli, Verratti.

– sulmues: Destro, El Shaarawy, Giovinco, Immobile, Osvaldo, Zaza.