• |
ide | kryesore

Kotelja më e trishtuar në botë

Arkiva, Stil
macja.png



Quhet Tucker dhe pamja e saj nuk tregon se është e lumtur. Kotelja është 1-vjeccare dhe ka një sëmundje gjenetike që e tregon “të trishtuar”. “Pavarësisht shprehjes së fytyrës së saj ajo është një mace shumë e shkathët dhe e lëvizshme – shpjegojnë vullnetarët që e mbajnë nën kujdesje në qendrën Arlington në Washington.

“Ajo pëlqen që të luajë dhe është shumë e ëmbël me fëmijët – thonë ata. Kotelja tashmë kërkon një shtëpi dhe pronarë që ta duan dhe ta mirëmbajnë. Për momentin ende nuk i ka gjetur!