• |
ide | kryesore

Braçe irriton edhe tifozët e Tiranës

Arkiva, Pikante
10636161_10152463295588863_2302107644168211009_n.jpg



Erion Braçe është i njohur për polemikat që krijon me mesazhe e dajle publike, sa për përmbajtjen  e atyre çka thotë, aq edhe për faktin se flet edhe kur nuk ia do puna. Deputeti që habiti publikun mbarë kur tha se sarina nuk ishte e dëmshme dhe se me të mund të laje rehat duart, si me sapun, e ka kapur tashmë me tifozët e Tiranës. Pas fitores së Tiranës me Flamurtarin, ai postoi dy mesazhe në Twitter, në të cilët shpreh irritimin me koret e tifozëve. Në njërin prej tyre, në një dialog imagjinar me komentatorin e Supersport, Dritan Shakohoxha, thotë se policia nuk i ndalon tifozët e Tiranës që mbajnë flakadan, shishe e shashka, sepse thërrasin Poshtë Komunizmi. Të jetë kjo një arsye e vërtetë? Dyshimet janë sa të forta aq edhe të pabesueshme. Tifozët iu kundërpërgjigjën duke shprehur keqardhje që me taksat e tyre paguajnë rrogën e tij, apo të “Deputet Sarinës”, siç e thërrasin tashmë shpesh atë. Por një gjë është e sigurtë: Braçe ia arriti të irritojë edhe tifozët e futbollit.