• |
ide | kryesore

Falcao shkon tek Manchester United

Arkiva, Sport
falcao.jpg



Mediat europiane thonë se gjithçka është e përfunduar. Radamel Falcao ka firmosur për Manchester United. Lajmin e bën të ditur edhe e përdishmja sportive “AS” sipas së cilës sulmuesi kolumbian do të jetë pjesë e ekipit anglez për 4 sezone. Transferimi i Falcao-s sipas gazetës spanjolle nga Monaco ka kushtuar 65 milionë euro. Manchester United është ekipi që ka shpenzuar më shumë gjatë merkatos së verës, por ende nuk po jep rezultat. Ndërkohë Chicharito Hernandez ka lënë djajtë e kuq të Manchestërit dhe është huazuar tek Real Madrid. Sulmuesi do të luajë këtë sezon te kampionët e Europës në fuqi. Ky transferim i ka kushtuar Real 2 milionë euro. Hernandez do të zëvendësojë Alvaro Morata që kaloi gjatë merkatos te Juventus.