• |
ide | kryesore

Kramer, tragjedia e kampionit të botës që nuk kujton finalen

Arkiva, Sport
kramer ok.jpg



Një kampion bote që nuk e mban mend finalen e tij. Kjo është historia e pabesueshme e mesfushorit të kombëtares gjermane Christopher Kramer. 23-vjeçari, lojtar i Borussia Moenchengladbach u fut në lojë në finalen e Brazilit kundër Argjentinës në vend të Khedirës, të dëmtuar që në stërvitje. Por, edhe Kramer u detyrua ta linte fushën pas gati 30 minutash pas një goditjeje në kokë në një përplasje me Garay. Një lëndim, për fat të mirë jo i rëndë por që i ka hequr të gjitha kujtimet e asaj nate unike.

I intervistuar nga revista “Focus”, Kramer (këtë verë u kërkua edhe nga Napoli) ka rrëfyer fatkeqësinë e tij. “Mjekët janë të sigurt se kujtimet e asaj nate, kujtimet para goditjes nuk do të kthehen”. Praktikisht ai nuk e mban mend që ka luajtur në finale. Për fat të mirë mjekët e kanë siguruar se nuk do të ketë pasoja të tjera nga ai incident.

Është interesant edhe tregimi i arbitrit të finales Nicola Ricoli. Ai tregon: “Pas ndeshjes shkova ta takoja dhe ai më pyeti: "Arbitër, është finalja?”