• |
ide | kryesore

Maradona emocionohet në takimin me Papa Franceskun

Arkiva, Sport
papa maradona.JPG



Ka qenë një takim emocionues ai mes Papa Franceskut dhe Diego Armando Maradonës. “I jashtëzakonshmi i vërtetë është Francesku” – ka thënë Maradona për patriotin e tij argjentinas menjëherë pas takimit. Papa ka marrë një bluzë të kombëtares së Argjentinës dhe më pas ka patur një përqafim mes të dyve.

“Isha larguar nga kisha por me Franceskun është ndryshe. Ai punon për nevojtarët. Është ai që na duhet – tha Maradona. Takimi u organizua në kuadër të një ndeshje bamirësie që do të luajnë emra të mëdhenj të futbollit Italian dhe botëror si: Baxho, Del Piero, Shevçenko, Zaneti, Pirlo, etj.