• |
ide | kryesore

Sekreti i jetëgjatësisë: Beqaria dhe gjumi

Arkiva, Stil
sekreti.jpg



Leandra Becerra Lumbreras, nga Zapopan i Meksikës, është njeriu më i moshuar i botës. Zyrtarisht mbushi 127 vjeç më 31 gusht. Ajo lindi në 31 Gusht 1887. Leandra shpjegon se sekreti për një jetë të gjatë është ushqimi i mirë, gjumi dhe të qëndruarit larg martesës. Ajo ka dashuruar tre herë në jetë, por insiston që martesa nuk të sjell të mira. Një nga dashuritë më të mëdha të saj është Margarito Maldonado, një lider revolucionar i Meksikës. Megjithatë Leandra ka qenë një herë e martuar dhe ka lindur 5 fëmijë. Në moshën 127 vjeçare Leandra numëron 73 stërnipa dhe 55 stër stër nipa e mbesa. Në ditëlindjen e saj të 127, gruaja që ka jetuar në momentet më historike të njerëzimit është shurdhe, por arrin të argëtojë breza të tërë me përralla të bukura të kohës së saj. Pasuria e vetme e plakës është një lugë argjendi e prodhuar në vitin 1847, një palë vathtë floriri dhe një unazë. Në listën e preferencave, gjumi zë vendin e parë. Ajo mund të flejë deri në tre ditë pa u shqetësuar dhe kur zgjohet nis e këndon si të ishte e re.