• |
ide | kryesore

Tani edhe kishat do të jenë virtuale

Arkiva, Pikante
120748165-5b226174-7657-43e9-9e35-9fc8cc7b17b3.jpg



Në kohët e një zhvillimi të vrullshëm teknologjik që po jetojmë, mund të jetë shumë e kuptueshme që mjaft nga gjërat e përditshme t’i gjejmë në intenet; libra, gazeta, artikuj ushqimorë, veshja, makina, etj. Por që teknologjia do të krijonte edhe kishat virtuale, kjo do të besohej nga pakkush deri pak kohë më parë.  E pra, tani është e mundur. Një kompani amerikane ka krijuar një aplikacion për smartphone-t, një “mur lutjesh”, të ngjashëm me Facebook. Është një sistem që u mundëson klerikëve të shpërndajnë mesazhet e tyre mbi vlerat në të cilat besojnë, ndërsa besimtarëve të krishterë  u bën të mundur që donacionet t’i japin përmes mesazheve. “Kishat administrohen vetë prej mijëra vjetësh, por tani po sfidohen nga historika dhe klerikët kanë nevojë të merren më shumë me vlerat tek të cilat besojnë, sesa me administrimin”- thotë Klaus Nyengaard, president dhe investitor i ChurchDesk, aplikacionit që zotëron tashmë një të katërtën e totalit të “tregut” danez të kishave dhe që po rritet edhe në Gjermani e Britaninë e Madhe.