• |
ide | kryesore

Bento: Kujdes nga Shqipëria

Arkiva, Sport
bento.JPG



Trajneri i Portugalisë Paulo Bento, kërkon nga skuadra që ta marrë me qetësi takimin e parë kualifikues ndaj Shqipërisë që do të zhvillohet me 7 shtator. Në një intervistë dhënë mediave portugeze, ai ka saktësuar se kuqezinjtë shqiptarë janë një skuadër ndaj të cilëve duhet pasur kujdes.

“Unë gjykoj se do kemi përballë një kundërshtar të vështirë për t’u mundur, i cili i hapi shumë punë edhe Zvicrës në edicionin e fundit të kualifikimeve për në botëror”. Edhe neve vetë kemi pasur probleme ndaj kësaj skuadre. Nëse ju kujtohet, në kualifikimet e Botërorit 2010 patëm dy ndeshje shumë të vështira ndaj tyre. Gjithsesi objektivi ynë është fitorja me çdo kusht ndaj do përgatitemi për ta nisur mbarë” –  ka thënë Bento.

Në këtë ndeshje portugezët nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e yllit të tyre, Cristiano Ronaldo. Ky i fundit nuk luajtur as për Real Madridin në ndeshjen ndaj Real Sociedati, të cilën e humbën 4:2.