• |
ide | kryesore

Djali me kokën poshtë, një shembull i vullnetit

Arkiva, Paparazzi
1409565800591_wps_1_EXCLUSIVE_CONDITION_OF_US-634x356.jpg



Nëse të shqetëson forma e trupit tënd, ndoshta ke nevojë për një perspektivë të re, ose të takohesh me Claudio Vieira de Oliveira nga Brazili njeriu që ka lindur kokëposhtë. Trupi i të riut është aq i deformuar sa të lë pa fjalë. Ai ka këmbë të deformuara, nuk arrin të përdorë duart dhe kokën e ka të varur poshtë. 37 -vjeçari ka lindur me sëmundjen e “congenital arthogryposis” si pasojë e të cilës, deformimet e gjymtyrëve ishin kaq ekstreme saqë mjekët i këshilluan nënës së tij që ta linte djalin të vdiste. Por nëna nuk i dëgjoi mjekët dhe i vendosi vetes qëllimin që ta bënte djalin e saj një shembull të vullnetit të fortë. Ajo arriti të mësojë të birin të jetë i pavarur saqë ai e konsideron veten normal. Ai ka arritur të mësojë të kujdeset për veten, të zvarritet sepse nuk mund të përdorë karrocën e invalidit dhe të diplomohet për kontabilitet financiar. “Për gjatë gjithë jetës time kam arritur ta përshtas trupin tim me botën. Tani vetja më duket shumë normal” -tha ai.