• |
ide | kryesore

Fotot e para të martesës Pitt – Jolie

Arkiva, Paparazzi
10602965_10152685815464100_1900513026_n.jpg



Brad Pitt dhe Angelina Jolie befasuan gjithë botën javën e shkuar me dasmën e tyre të fshehtë në Francë. Të gjithë ishin kuriozë për dasmën e çiftit të famshëm dhe kuriozitetin e shuajnë revistat People dhe Hello, që kanë publikuar disa prej fotove të familjes Jolie-Pitt. Fustani i nusërisë së Angelinës u krijua nga Luigi Massi, stilisti kryesor i Shtëpisë së Modës Versace, por gjëja më e veçantë ishin krijimet e fëmijëve të çiftit të cilat ishin qepur në vellon e nuses. Me dhjetëra vizatime u vendosën në vellon të cilën Angelina e mbajti me shumë hijeshi. “Luigi është si familje për mua. Nuk do të doja të ma bentë fustanin askush tjetër” tha Jolie për revistën People duke shtuar se proçesi i krijimit të fustanit ishte shumë argëtues. “Për ne ishte e rëndësishme që dita e dasmës të ishte relaksuese dhe plot të qeshura. Ishte një ditë e veçantë për t’u ndarë me fëmijët dhe një periudhë e lumtur për familjen tonë”,- përfundoi ajo. Përveç pjesëmarrjes në krijimin e fustanit, fëmijët e çiftit ishin shumë aktivë në organizmin e ceremoniës. Djemtë Maddox dhe Pax shoqëruan Angelinën në Altar. Zahara dhe Viviennë hodhën petale përgjatë altarit ndërsa Shiloh dhe Knox mbajtën unazat. Sipas revistës People, dhëndërri Brad Pitt veshi një kostum nga garderoba e tij dhe nuk vuri kravatë, sepse një prej djemve kishte harruar të merrte të tijën. Fëmijët Maddox, Pax, Shiloj dhe Knox u veshën me costume të zinj ndërsa Vivienë zgjodhi një fustan të bardhë nga garderoba e saj. Unazat e martesës u krijuan nga Robert Procop, një argjendar i famshëm që krijoi edhe unazat e fejesës. /lapsi.al/