• |
ide | kryesore

Michelle Hünziker, nënë për herë të dytë

Arkiva, Paparazzi
hunziker.jpg



Këtë verë lumturia është dyfishuar për Michelle Hünziker. Pas një sezoni të gjatë e të ngarkuar televiziv, ajo ka nisur pushimet me të dashurin e saj Tomaso Trussardi. Çifti duket se po kalon shumë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit duke  u relaksuar ndërkohë që pregatitjet për dasmën e tyre në 10 Tetor kanë nisur. Deri këtu nuk ka asgjë të re, sepse ka qenë vetë çifti që e ka bërë të ditur lajmin, por duke fshehur një tjetër lajm të gëzueshëm për ta. Revista Chi, në numrin e saj të ri ka zbuluar sekretin që  çifti ende nuk ka vendosur ta ndajë me publikun: Michele është në pritje të një fëmije.

Kjo është hera e dytë që prezantuesja dhe shoëgirl e njohur e televizioneve italiane do të bëhet nënë. Fëmija i parë ka qenë një vajzë e quajtur Aurora e ardhur në jetë nga martesa me këngëtarin Eros Rammazzoti.