• |
ide | kryesore

Të dielën kundër Portugalisë. A do të shkojë Shqipëria në “Francë 2016″

Arkiva, Sport
portugalia.JPG



Shqipëria do të përballet me Portugalinë (të dielën, më 7 qershor në orën 20.45 në Estadio Da Luz) për ndeshjen hapëse të Euro 2016 të Grupi I, ku bëjnë pjesë edhe Serbia, Danimarka dhe Armenia.

Kjo është hera e 12-të që Kuqezinjtë marrin pjesë në një fushatë kualifikuese për kompeticionin më të rëndësishëm eurpian. Bilanci i Shqipërisë është tërësisht negativ, teksa në 83 ndeshje kemi regjistruar vetëm 12 fitore, 20 barazime dhe 51 humbje (golaverazhi 62-154). Edhe ndaj Portugalisë, kundërshtares së parë për eliminatoret e “Francë 2016” në pesë ndeshje kemi humbur katër herë në katër takime zyrtare dhe një miqësore. Gjithsesi, barazimi i vetëm (0-0) ndaj luzitanëve është regjistruar në Braga (15 tetor 2008) për Botëtorin “Afrika e Jugut 2010”, një barazim i arritur nën drejtimin e ish-trajnerit holandez Ari Han. Takimi i fundit ndaj Portugalisë është humbja 2-1 në “Qemal Stafa” (6 qershor 2009), me një gol fitues të Bruno Alvesh në minutën e 90-të, që bëri të pavlefshëm golin e barazimit të përkohshëm të shënuar nga golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, Erjon Bogdani. Atëherë në bankinë ishte kroati Josip Kuzhe.

A do të arrijë të marrë pikë trajneri Xhani De Biazi ndaj Portugalisë, që nuk do të ketë në radhët e saj kapitenin Kristiano Ronaldo? Këtë përgjigje do ta marrim në përfundim të ndeshjes së 7 shtatorit.

Kampionati Europian “Francë 2016” do të ketë në 24 ekipe finaliste, dhe Shqipëria shpreson që për herë të parë të marrë pjesë në një kompeticion të madh. Në fakt, statistikat e Kombëtares janë të errëta. Në 19 pjesëmarrje (në formatin e grupeve), kemi dalë 10 herë të fundit, 8 herë të parafundit dhe vetëm 1 herë kemi dalë në vendin e tretë nga fundi, kur në eliminatoret e Kampionatit Europian 2004, doli e pesta nga shtatë skuadra (lamë pas Slloveninë dhe Luksemburgun). Shqipëria ka qenë e fundit në grup plot 10 herë ndër 19 pjesëmarrje: KB 1966, KE 1968, KE 1972, KB 1974, KE 1984, KE 1988, KB 1990, KE 1992, KB 1994, KB 1998 dhe KB 2002. Qysh nga viti 2002, Shqipëria nuk renditet më e fundit në grup: KE 2004, e pesta nga shtatë skuadra (lamë pas Slloveninë dhe Luksemburgun); KB 2010, e parafundit (lamë pas Maltën); KE 2012 e parafundit (lamë pas Luksemburgun) dhe KB 2014 e parafundit (lamë pas Qipron)

Edhe në përfundim të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Brazil 2014” u rendit e parafundit në grupin E, duke lënë pas vetëm Qipron. Kombëtarja jonë grumbulloi 11 pikë, ndërsa Qiproja 5, ndërkohë që grupin e fitoi Zvicra me 24 pikë.

Më poshtë janë renditjet e Shqipërisë në grupet eleminatore gjatë 48 viteve.

BOTËRORI 1966
Zvicra 9
Irlanda 8
Holanda 6
Shqipëria 1

EURO 1968
Jugosllavia 6
Gjermania 5
Shqipëria 1

BOTËRORI 1974
Gjermania Lindore 10
Rumania 9
Finlanda 3
Shqipëria 2

BOTËRORI 1982
Gjermania P. 16
Austria 11
Bullgaria 9
Shqipëria 2
Finlanda 2

EURO 1984
Gjermania P. 11
Irlanda e Veriut 11
Austria 9
Turqia 7
Shqipëria 2

BOTËRORI 1986
Polonia 8
Belgjika 8
Shqipëria 4
Greqia 4

EURO 1988
Spanja 10
Rumania 9
Austria 5
Shqipëria 0

BOTËRORI 1990
Suedia 10
Anglia 9
Polonia 5
Shqipëria 0

EURO 1992
Franca 16
Çekosllovakia 10
Spanja 6
Islanda 4
Shqipëria 2

BOTËRORI 1994
Spanja 19
Irlanda 18
Danimarka 18
Irlanda e Veriut 13
Lituania 7
Letonia 5
Shqipëria 4

EURO 1996
Gjermania 25
Bullgaria 22
Gjeorgjia 15
Moldavia 9
Shqipëria 8
Uellsi 8

BOTËRORI 1998
Gjermania 22
Ukraina 20
Portugalia 19
Armenia 8
Irlanda e Veriut 7
Shqipëria 4

EURO 2000
Norvegjia 25
Sllovenia 17
Greqia 15
Letonia 13
Shqipëria 7
Gjeorgjia 5

BOTËRORI 2002
Anglia 16
Gjermania 17
Finlanda 12
Greqia 7
Shqipëria 3

EURO 2004
Zvicra 15
Rusia 14
Irlanda 11
Shqipëria 8
Gjeorgjia 7

BOTËRORI 2006
Ukraina 25
Turqia 23
Danimarka 22
Greqia 21
Shqipëria 13
Gjeorgjia 10
Kazakistani 1

EURO 2008
Rumania 29
Holanda 26
Bullgaria 25
Bjellorusia 13
Shqipëria 11
Luksemburgu 3

BOTËRORI 2010
Danimarka 21
Portugalia 19
Suedia 18
Hungaria 16
Shqipëria 7
Malta 1

EURO 2012
Franca     21
Bosnja    20
Rumania 14
Bjellorusia 13
Shqipëria 9
Luksemburgu 4

Pjesëmarrje: 19
Vendi i tretë nga fundi: 1 herë
Vendi i para fundit: 8 herë
Vendi i fundit: 10 herë

Përgatiti: Dash Frashëri