• |
ide | kryesore

Shkëlqimi i Di Maria-s, ja tre pasimet dhe goli i tij (video)

Arkiva, Sport
di maria.JPG

Tata Martino, e ka lavdëruar Angel Di Maria, i cili shkëlqeu në miqësoren ndaj Gjermanisë. Ai thotë se mesfushori është një prej futbollistëve më të mirë në botë.

 Ylli i ri i Manchester Unitedit shkëlqeu në miqësoren ndaj Gjermanisë, të cilët e fituan 4:2. Në këtë takim ish mesfushori i Real Madridit dhuroi tre asiste, derisa ishte edhe autor i golit të katërt. Pas ndeshjes Martino, e ka lavdëruar Angel Di Maria: “Di Maria e dëshmoi pse është një prej futbollistëve më të mirë në botë”, deklaroi Martino, i cili ishte shumë i kënaqur me ekipin. Argjentina shënoi fitore 4:2 kundër Gjermanisë në një përsëritje të finales së Botërorit.

Përfaqësuesja e Argjentinës ka arritur ta mposht bindshëm Gjermaninë në një ndeshje miqësore..

Sergio Aguero, Lamela dhe Federico Fernandez realizuan golat për latinët, teksa Andre Schurrle e Mario Gotze shënuan për gjermanët.

Kthehu