• |
ide | kryesore

Brigel, kujton Greqinë dhe parashikon Portugalinë (video)

Arkiva, Sport
hans-peter-briegel.jpg



 Plot 10 vjet më parë Shqipëria mposhte 2 me 1 Greqinë të sapo shpallur Kampione Europe me gola të Muratit dhe një gol të mrekullueshëm të Aliajt. (Goli në video) Me këtë rast ish trajneri i kombëtares Shqiptare Brigel, ka folur për shtypin sportiv shqiptar. 
"Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë në planin teknik, por ishte fitorja më e bujshme. Nuk do ta harroj kurrë atmosferën që u krijua në stadium dhe në rrugët e Tiranës", shprehet Hans PeterBriegel, trajneri i Shqipërisë në atë periudhë. 

Në një intervistë për "Panorama Sport", tekniku gjerman kujton me nostalgji kohën kur drejtonte skuadrën kuqezi dhe bën një analizë unike për një pjesë të lojtarëve që ka drejtuar, por nuk harron as për sfidën e së dielës, Portugali-Shqipëri.

"Portugalia është skuadër me probleme dhe mungon edhe Ronaldo për shkak se është i dëmtuar. Ky është një ndër momentet më të vështira të saj në vitet e fundit. Nuk e njoh skuadrën shqiptare, por shumë miq të mi më kanë folur mirë. Keni shumë shanse që të dilni me pikë. Unë e pashë Portugalinë edhe në Botëror, ishte një ndër skuadrat më të dobëta. E paorganizuar dhe krejtësisht e varur nga Ronaldo… Mendoj se mund edhe të mundet në shtëpi me atë gjendje që është. Unë jam larg nga Lisbona vetëm 2 orë e gjysmë dhe do të doja të shkoja t’i shikoja në stadium, por qenkan larg. Aveiro është goxha larg Lisbonës", ka thënë Briegel