• |
ide | kryesore

Elsa Lila, homazh për kohërat e vjetra

Arkiva, Paparazzi
elsa lila.JPG



Pas lajmit të rikthimit në Shqipëri me kohë të plotë si trajnere në
jurinë e The Voice of Albania, këngëtarja e njohur Elsa Lila, është
bërë pjesë e një seti fotografik ku përveç ëmbëlsisë dhe rinisë që
përcjell në portret, në një tjetër foto shfaqet si e dalë nga arkivat
e komunizmit.
Kengetrja, pjesëmarrëse në dy edicione të “Sanremo”-s në Itali, shihet
që del nga një valixhe e vjetër prej druri, duke tymosur një cigare.
Kjo foto e shkrepur nga aparati i fotografit kosovar Artan Korenica,
tregon fituesen e festivaleve në RTSH duke pozuar pranë stacionit të
trenit në Vorë, ndërsa veshja dhe filtrat e përdorur të sjellin në
mend kohën përpara viteve ’90.