• |
ide | kryesore

Burrat shqiptarë nuk bëjnë punë shtëpie

Arkiva, Stil
burre shtepie.jpg



Mund të duket e çuditshme për shumë gra shtëpiake, por në disa vende të botës ka meshkuj që bëjnë edhe punët më të rëndomta të shtëpisë. Të paktën kështu thotë një studim i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik për pabarazitë gjinore në disa vende të ndryshme të botës. Në Slloveni për shembull, meshkujt shpenzojnë 114 minuta në ditë me punë shtëpie. Danezët shpenzojnë 107 minuta ndjekur nga estonezët, francezët, belgët dhe australianët.

Vendi ku meshkujt punojnë shumë pak, për të mos thënë aspak është India, një vend që karakterizohet nga dhuna familjare dhe ajo seksuale. Në Indi, meshkujt bëjnë vetëm 19 minuta punë shtëpie kjo edhe për faktin se femrat në këtë vend pothuajse nuk luajnë as një rol ose nuk marrin pjesë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ajo qe bie ne sy eshte se burrat shqiptare nuk figurojne fare ne liste!