• |
ide | kryesore

Dergohet mesazhi i parë telepatik mes dy njerëzve

Arkiva, Stil
truri.jpg



Një ekip amerikan shkencëtarësh kanë arritur për herë të parë në histori të dërgojnë një mesazh telepatik nga një person tek tjetri në një distancë prej mijëra kilometrash. Dy pjesëmarrësit në eksperiment ndodheshin në Indi dhe Francë. Komunikimi është arritur nëpërmjet një teknologjie të përdorur në Universitetin e Harvardit për transmetimin e informacionit nga truri i një njeriu në trurin e një tjetri pavarësisht largësisë.

“Është një arritje teknologjike, një komunikim telepatik, por nuk bëhet fjalë për magji” tha Giulio Ruffini një fizicist dhe shkencëtar që morri pjesë në studim për rrjetin AFP. “Ne po përdorim teknologjinë për të folur nëpërmjet mendjes në mënyrë elektromagnetike” shtoi ai. Në mënyrë që eksperimenti të kishte sukses, një prej pjesëmarrësve duhet të mbante një aparat të lidhur me internetin jo kabllor të njohur si EEG dhe të mendonte me vete një fjalë përshëndetëse të thjeshtë si “hola” ose “ciao.” Më pas kompjuteri ka përkthyer fjalët në një kod binar dixhital të përbërë nga numrat 1 dhe 0. Më pas ky mesazh u dërgua me email nga India në Francë, dhe nëpërmjet një roboti kaloi tek marrësi i mesazhit nëpërmjet një stimulimi jo invaziv të trurit dhe lëshimit të dritave në shikimin e tij periferik. Marrësi i mesazhit as nuk i ka dëgjuar dhe as lexuar fjalët, por arritën që sinjalet e dritës t’i përkthenin në fjalët përkatëse të mesazhit të dërguar nga India.

Kjo mënyrë telepatike besohet se do të ndryshojë mënyrën e komunikimit të njerëzimit një herë e përgjithmonë.