• |
ide | kryesore

Irina Shayk: Ronaldo tek PSG? Unë e dashuroj Parisin!

Arkiva, Sport
irina.jpg

Cristiano Ronaldo tek PSG? Nuk e di. Unë nuk merrem me çështjet e tij sportive. Di vetëm që unë e dua Parisin.”

Me këto fjalë e fejuara e Cristiano Ronaldos, Irina Shayk ndez fantazinë e tifozëve të klubit transalpin.


“Çdo herë që shkoj në Paris jam e lumtur. Njerëzit janë të sjellshëm dhe  mikpritës. Gjithçka është absolutisht perfekte: Notre – Dame, Luvri… Parisi më kujton Shën Petërburgun me qoshet e tij historike dhe rrugët plot me histori. Unë jam e dashuruar me Parisin dhe shpresoj që një ditë të kaloj më shumë kohë në këtë qytet të mrekullueshëm. Nëse do ta bind unë Ronaldon të transferohet këtu? Nuk përzihem në gjërat e tij por di vetëm të them që e dashuroj Parisin – ka thënë për mediat modelja ruse.

Kthehu