• |
ide | kryesore

Ja çanta më e shtrenjtë në botë me 245 diamantë

Arkiva, Pikante
canta me diamante.jpg



Çantat Birkin të Shtëpisë së Modës Hermes janë një prej produkteve më të dëshiruara nga Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe Victoria Beckham. Së fundmi, kompania pritet të nxjerrë në ankand një çantë të re unike e bërë e gjitha me lëkurë krokodili, flori të bardhë dhe 245 diamantë. Ekspertët e modës thonë se çanta Matte Himalayan Nilo Crocodile Birkin Bag pritet të ketë një çmim rekord prej 125.000 paundë, një shifër e kripur që pritet të ngjallë një betejë të ashpër mes vajzave të famshme të cilat do të ofrojnë shuma marramendëse për të blerë “kukullën” e re Birkin.Çanta është përshkruar si një objekt që kërkon krahë të fortë sepse është shumë e rëndë. Megjithatë ajo është reklamuar si krijimi më spektakolar i një Shtëpie Mode. Çantat Birkin të kompanisë Hermes janë të paarritshme. Lista e atyre që duan të blejnë çanta të tilla është shumë e gjatë dhe mund të duhet edhe një vit i tërë deri sa të të vijë rradha. Victoria Beckham ka një koleksion çantash Birkin me një vlerë prej 1.2 millionë paundë, ndërsa Kim Kardashian ka aq shumë çanta të tilla sa një prej tyre e përdor edhe për palestre.