• |
ide | kryesore

Skuadër e re, zakon i vjetër. Balotelli, sherr edhe tek Liverpool

Arkiva, Sport
Balo.jpg



Nuk ka zgjatur shumë entusiazmi për kalimin e Mario Balotelli-t tek Liverpoo. Pas dy ndeshjesh, Mario bëhet protagonist i ngjarjeve që ai pëlqen më shumë. Sigurisht nuk bëhet fjalë për ndonjë gol spektakolar. Në një ndeshje miqësore kundër Wolves ai ka goditur me shqelm një lojëtar kundërshtar. Në këtë foto që po qarkullon në internet, Balotelli shihet duke debatuar me gjyqtarin e takimit, ndërsa lojëtari kundërshtar, duke mbajtur kokën me dorë. Pas këtij veprimi, trajneri Rodgers e zëvendësoi menjehërë italianin 23 -vjeçar. Probleme me sjelljen, Mario ka patur edhe tek Inter, M. City e Milan.