• |
ide | kryesore

Profil/ Kush është Bekim Balaj, heroi i fitores ndaj Portugalisë

Arkiva, Sport
bal.jpg



“Ky është një moment gëzimi për të gjithë shqiptarët. Ky është një moment i vçantë për mua në këtë ndeshje të parë me kombëtaren”. Kështu foli Bekim Balaj autori i golit të mrekullueshëm të minutës së 53 kundër Portugalisë. Me një frymëmarrje të përmbajtur sepse ai doli nga fusha 10 minuta përpara përfundimit të ndeshjes, lojtari 23 vjeçar nga Shkodra e mbante gëzimin me vështirësi.

Megjithëse sot u bë sulmuesi i parë i të kuqve, Balaj vjen nga një kalvar i gjatë. Ai e ka filluar karrierën si profesionist në vitin 2007 me vllazninë e Shkodrës, ku ka ndejtur deri në vitin 2010. Në korrik të vitit 2011 ai u ble për shifrën  e 300 mijë eurove nga turqit e Gençlerbirliği, ekip i superligës turke, ku ai arriti të luajë vetëm një ndeshje.

Në nëntor të vitit 2011 ai u rikthye në Shqipëri ku erdhi të luajë me Tiranën. Pastaj në vitin 2012 vjen faza çeke e futbollistit nga Shkodra. Ai u transferua tek Sparta e Pragës. Pas një faze të shkurtër në Poloni në verën e këtij viti, ai është tashmë futbollist sulmues i Sllavias së Pragës në Çeki.

Kjo qe ndeshja e parë në formacionin e De Biasit për të ndërkohë që debutimin me kombëtaren ai e ka bërë në ndeshjen miqësore kundër Kamerunit në 14 nëntor 2014. Me këtë ndeshje i ndihmuar edhe nga sulmuesi i krahut të djathtë Roshi, ai ka vënë kandidaturën serioze për të zënë vendin e sulmuesit kryesor të të kuqve, post që para e tij e kan mbajtur Edgar Çani dhe Hamdi Salihi.