• |
ide | kryesore

Një pjesë e Allianz Arena, në Dollogozhdën shqiptare të Maqedonisë

Arkiva, Sport
macedonia-kz9F-U90372640977G8B-620x349@Gazzetta-Web_articolo.jpg



Janë jo të paktë fëmijët që ëndërrojnë të zbresin një herë të vetme në fushën e Allianz Arena, aty ku luajnë kampionët e Europës, Bayen Muchen. Një impiant futuristik  ku kanë fatin të luajnë gjithashtu edhe lojëtarët e Munchen 1860, të cilëve së fundi u është bashkuar edhe Valdet Rama. Kjo ëndërr mund të thuhet se është bërë realitet për fëmijët e fshatit shqiptar të Maqedonisë, Dollogozhdës. Gjatë verës, duke përfituar nga pushimet e kampionëve, klubi bavarez mendoi t’u bënte një dhuratë tifozëve të anës jugore të stadiumit (Südkurve), atyre më të zjarrtëve, duke hequr stolat, për të krijuar më shumë hapësirë. Sidoqoftë, këta tifozë qëndrojnë gjithnjë në këmbë. Për stolat e hequr, Bayern vendosi të pranojë kërkesën e një shoqate jo-qeveritare zvicerane, të drejtuar nga emigrantë shqiptarë: 250 stola të dërgoheshin në shkollën Nuri Mazar të Dollogozhdës, për të ndërtuar kështu një mini-Allianz Arena. 
Entusiazmi i përfshiu menjëherë drejtuesit e K.F Dollogozhda, të cilët organizuan një turne futbolli për të rinjtë, me qëllim që të inaguronin “stadiumin e ri”, që u lye me ngjyrat e Bayern M. E tani, fëmijët e Dollogozhdës nuk do të duhet më të mbyllin sytë për të luajtur në fushën e Allianz Arena.