• |
ide | kryesore

Rrëfehet Bekim Balaj: Biseda me Pepen dhe telefoni i bllokuar nga thirrjet e mesazhet

Arkiva, Sport
Balaj_Pepe.jpg



Bekim Balaj, që i dhuroi fitoren historike Shqipërisë me Portugalinë, është shndërruar ikonën e kombëtares. Por më shumë se goli spektakolar, ka ngjallur interes biseda e tij me mbrojtësin portugez Pepe, lojëtarin e Real Madrid. Mediat kanë publikuar disa versione të asaj çfarë biseduan dy lojëtarët pas golit. Bekim Balaj e zbulon atë në një intervistë për Sport Ekspres. Thotë se ishte një histori që nisi që në fillim të ndeshjes, pasi gjatë gjithë takimit, Pepe ishte munduar ta nervozonte në çdo lloj forme.

“Që në dyluftimin e parë, pasi humba topin dhe ai e pasoi, mu afrua dhe më tha këto fjalë: bën mirë që të ndërrosh krah, sepse do të bëj që të dalësh jashtë. E gjitha kjo, e shoqëruar me një të qeshur që të mos kuptohej nga të tjerët. Por, duke e ditur se në një ndeshje futbolli të rëndësishme s’duhet të humbësh toruan dhe të jesh gjakftohtë, po me shaka ia ktheva edhe unë: dëgjo se unë pozicion s’do të ndryshoj, por ndeshja sapo ka nisur dhe ndaj ka kohë, vetëm duhet të presësh” -thotë sulmuesi, teksa thotë se momenti kur Pepe ishte nervozuar më shumë ishte kur i kishte thënë se nuk kishte ndër mend të ndërronte krah pasi e stimulonte më shumë sfida me futbollistin e Real Madrid. Goli shënon edhe epilogun e sfidës mes tyre. Kur iu afrua pas tij, Balaj rrëfen t’i ketë thënë: “Të pata thënë që kishte durim dhe se loja ishte e gjatë”.

Sipas tij, Pepe e ka përgëzuar edhe në dhomat e zhveshjes dhe më të ka bërë edhe disa foto. Sulmuesi tregon se pjesa pas ndeshjes ishte për të “një torturë e vërtetë”, pasi iu desh t’u përgjigjej dhjetëra telefonatave dhe qindra mesazheve që kishin mbërritur në telefonin e tij, aq sa aparati i ishte bllokuar.  “Në Facebook më shumë se 500 mesazhe, kisha frikë ta hapja… Telefoni gati m’u bllokua disa minuta. Nuk kisha as kohë të falënderoja të gjithë” -e mbyll rrëfimin e tij heroi i ndeshjes së parë zyrtare ne eliminatoret e Euro 2016.