• |
ide | kryesore

Zvicra humbet me Anglinë, Spanja “manita” Maqedonisë

Arkiva, Sport
zvicra.jpg



Zvicra e Xherdan Shaqirit debutoi me humbje në eliminatoret e Euro 2016. Skuadra që po drejtohet nga Petkovic u mund me rezultatin 2 – 0 nga Anglia. Golat për anglezët u shënuan nga ëelbeck në minutën e 15 dhe minutën e fundit të kohës shtesë. Në dy ndeshjet e tjera të Grupit E Estonia mundi Slloveninë 1 – 0 dhe Lituania fitoi 2 – 0 ndaj San Marinos. 

Në grupin G, Rusia e Fabio Capello -s mundi lehtësisht 4 – 0 Lishtenshteinin. Në të njëjtin grup, Suedia e Ibrahimovic barazoi me Austrinë, në Vienë. Ibrahimovic nuk mundi të tërheqë skuadrën, madje u bë protagonist i një goditje me brryl të Alaba -s. Ndërsa Mali i Zi mundi 2 – 0 Moldavinë. 

Në Grupin C, Spanja debutoi me një “manita”, siç do të thonin spanjollët. 5 – 1 fitoi ekipi i Bel Bosque, i cili duket i rinovuar, pasi janë aktivizuar mjaft lojëtarë të rinj. Sllovakia mundi 1 – 0 Ukrainën, ndërsa Luksemburgu barazon 1 – 1 me Bjellorusinë.