• |
ide | kryesore

Kriza tek Ferrari: Largohet Montezemolo

Arkiva, Sport
FERRARI.jpg



Ndryshime të rëndësishme në drejtimin e skuderisë italiane Ferrari. Luca Cordero di Montezemolo është larguar me kërkesë të tij nga Presidenca dhe drejtimi i skuderisë së kuqe. Në vend të tij do të jetë Sergio Marchionne. Ky lajmi kishte kohë që ishte qarkullonte por tashmë është edhe bërë zyrtar largimi i Montezemolos nga Ferrari. Montezemolo dhe Marchionne kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp ku kanë premtuar “një erë të re për skuderinë”.

Montezemolo e mbajti postin e presidentit të Ferrarit që nga viti 1991. Sipas tij: “Ferrari është shoqëria më e mirë në botë dhe për mua është nder që isha lider për shumë vite duke iu dedikuar kësaj skuderie. Kam vendosur të lë presidencën pas 23 vitesh. Kam vetëm falenderime për të gjithë ata që kam punuar dhe i uroj aksionerëve shumë suksese të cilat Ferrari i meriton” – tha Montezemolo.